GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dhjetë vjet pa Shaban Shalën, veprimtarin, luftëtarin, eprorin e lartë të UÇK-TMK-së

05/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Më 5 janar të vitit 2012  ka ndërruar jetë, Shaban Shala i burgosur politik, epror i lartë i UÇK-TMK-së, gjeneral-major.

Lindi në fshatin Gjergjicë të Drenasit, më 1 dhjetor 1958. Ishte  veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish-i burgosur politik, bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant i Logjistikës i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ai mban titullin, “Hero i Kosovës”.

Shaban Shala, ishte njëri nga bartësit e përkushtuar  të bashkimit të organizatave ilegale, bashkim pa dallim ideje, feje a krahine, ashtu siç e kishin filluar dhe e kishin vazhduar luftëtarët e NDSH-së, pastaj  Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla, Hyrije Hana, Mulla Ramë Govori, Ahmet Haxhiu e të tjerë. Gjithashtu ka ruajtur  vazhdimësinë e unitetit të Lëvizjes gjithëkombëtare të nisur nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Në vlugun më të madh të veprimtarisë së vet patriotike u njoh dhe bashkëpunoi me Fehmi e Ramiz Lladrovcin, Xhavit Hazirin, Ali Ahmetin, Adem  Krasniqin, Azem Sylen, Jakup Krasniqin Xhevat Zekën, Mejreme Krasniqin, Idriz Hysenin, Ramiz Krasniqin, Ahmet Qeriqin  e shumë të tjerë. Në fillim të nëntorit të vitit 1985, Shaban Shala, u arrestua  nga policia jugosllave së bashku me 56 bashkëveprimtarë të tjerë, nga te gjitha trojet etnike shqiptare të ish Jugosllavisë. Gjatë luftës së UÇK-së kreu detyra me rëndësi, sidomos në Zonën Operative të Drenicës. Pas luftës ishte epror i lartë i TMK-së dhe kurdoherë veprimtar i denjë i çështjes kombëtare.(Kalendari kombëtar i Radios-Kosova e Lirë)

Shaban Shala, si askush tjetër do të mbahet mend edhe për disa cilësi të karakterit dhe temperamentit të tij. Me Shabanin  për herë të parë jam takuar në vitin 1987, në Burgun e Novi Sadit,  në Vojvodinë. Asokohe, në atë burg ishim rreth 30 të burgosur politikë shqiptarë kryesisht nga Kosova dhe Kosova Lindore. Shabani ishte i dashur, i çiltër i shoqërueshëm me të gjithë. Mbi të gjitha ishte shumë i përmbajtur dhe nuk imponohej, por më shumë dëgjonte sesa inkuadrohej në bisedë, gjë që nuk ishte karakteristikë  e shumë të burgosurve  të tjerë, të cilët burgu i bën fjalamanë dhe shpërthyes në bisedë.

Ai fliste me admirim për shokët, veçmas për Fehmi Lladrovcin që kishte vepruar e më pas ishte dënuar së bashku me  të, në Organizatën më të madhe të kohës, në Kosovë, me 56 bashkëveprimtarë të tjerë, nga te gjitha trojet etnike shqiptare të ish Jugosllavisë. Në dokumentet zyrtare të RSFJ-së, ajo veprimtari e organizuar, sipas ligjeve të kohës  ishte trajtuar veprimtari kundër rendit kushtetues të Jugosllavisë mi platformën e nacionalizmit dhe  irredentizmit shqiptar.

Kontaktet me Shaban Shalën i kem mbajtur në vazhdimësi edhe pas daljes nga burgu, kur ai ishte angazhuar në KMLDNJ, të cilin asokohe e udhëhiqte simboli i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi. Qysh atëherë i kishin filluar edhe disa shqetësime shëndetësore dhe ne shokët e tij, sidomos Hilmi Ramadani, Sheqir Zeneli, Berat Luzha e të tjerë kishim hedhur idenë që të përkujdeseshim ,për ta ndihmuar së bashku me të tjerët, që të dërgohej për shërim në Tiranë.

E dinim se Shaban Shala ishte në kontakt me kryetrimin e Drenicës, Adem Jashari dhe kishte qenë në rrjedhë të të gjitha zhvillimeve, prej daljes nga burgu.

Në kohën e luftës, Shaban Shala u ripërtëri dhe jo vetëm që injoroi sëmundjen por nuk donte as të fliste për të, sepse në kohën kur lufta po i merrte bijtë dhe bijat më të përkushtuara  të kombit, ai ishte i vetëdijshëm se në rrethana të tilla lufte “jeta dhe vdekja jetonin përqafuar njëra me tjetrën”.

Shaban Shala ishte një spartan i vërtetë i kohës sonë. Nuk  donte t ia dinte për veten, por ditë e natë ishte zgjuar e syçelë, sidomos në Shtabin e luftës në Likoc, në verë të vitit 1998, që asokohe ishte bërë edhe epiqendra e luftës së UÇK-së, për ku ishte orientuar diplomacia e shtypi botëror, por edhe forcat ushtarake e policore serbe,  që cilat e kishin rrethuar  nga çdo anë.

Gjatë luftës kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme meqë ai ishte në krye të Drejtorisë për Marrëdhënie me Publikun  dhe Administrim Civil, ku bënte pjesë edhe informimi zyrtar i SHP të UÇK-së, që rezultoi me themelimin dhe fillimin nga puna të Radios-Kosova  e lirë dhe të Agjencisë Kosovapress, më 4 janar të vitit 1999. Më vonë Shaban Shala ishte emëruar Komandant për Moral i Zonës Operative të Drenicës, ku ka vepruar e luftuar  deri në mbarimin e luftës.

Pas luftës kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme, jemi konsultuar për aktivitetet e ndryshme, për Radion-Kosova e Lirë, Redaksinë “Dëshmorët e UÇK-së” ku ai ishte njëri ndër themeluesit e saj dhe shumë aktivitete të tjera të përbashkëta në përurimin e monografive të edicionit, “Feniksët e lirisë”. Ai me stafin e tij të ushtarakëve ka dhënë një kontribut,  në marrjen përsipër të përurimeve të monografive  në ambientet e Gardës së Kosovës, ku edhe punonte e vepronte.

Shaban Shala nuk e kurseu shëndetin në vlugun e pandërprerë të punëve dhe angazhimeve të tij deri në ditën kur u nda nga familja, bashkëluftëtarët dhe nga të gjithë ne.

Na kishte premtuar se me 4 janar, 2012, do të merrte pjesë në shënimin e përvjetorit të Radios, ku vazhdimisht kishte qenë i pranishëm. Mosardhjen e kisha komentuar si pjesë të angazhimeve të tij të tepruara, të gjithanshme dhe të pandalshme. Pak orë më vonë morëm lajmin e rëndë për ndarjen nga jetë, në krye të detyrës, si veprimtar i devotshëm që krejt jetën e tij, së bashku me familjen, vëllezërit, dhe vëllanë dëshmor, Bedriun, të afërmit, bashkëluftëtarë  ia kishte kushtuar kombit e atdheut.

Në kujtim dhe mos-harrim.

Lavdi e përjetshme, shoku im i paharrueshëm, Shaban Shala!

Ahmet Qeriqi

Tags: DhjetShaban ShalaVdekjavite
ShareTweetShare
Previous Post

Haradinaj nuk i ndal kritikat ndaj Qeverisë Kurti :Lufta kundër UÇK-së, Zhytja në korrupsion përmes tenderomanisë

Next Post

Arrihet marrëveshja për koalicion mes LDK’së dhe PDK’së në Prishtinë

Next Post
Arrihet marrëveshja për koalicion mes LDK’së dhe PDK’së në Prishtinë

Arrihet marrëveshja për koalicion mes LDK’së dhe PDK’së në Prishtinë

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.