Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar se qan shumë rrallë.
Totaj tha se herën e fundit kishte qarë para 33 vitesh dhe prej atëherë thotë se nuk ka qarë më.
I pari i Prizrenit ka treguar se në vitin 1989 kishte qarë pasi i kishte vdekuar babai, dy ditë para dasmës së tij.
“Herën e fundit kur kam qajt kur më ka vdekë baba, më 1989, tri ditë para dasmës time”, tha Totaj në Klan Kosova.