Polemikë e ashpër është zhvilluar në rrjetin social twitter, në mes të ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq. Citimin e një shprehjeje të njohur, ky i fundit e mori si gjuhë të urrejtjes, ndërsa Çitaku e këshilloi ta lexojë librin e famshëm për t’u mos u turpëruar publikisht.
E tëra filloi me një lajm për tenistin serb, Novak Gjokov, të cilin e shpërndau Vlora Çitaku, ku në mbishkrim shënoi “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat” — shprehje e njohur nga libri “Ferma e Kafshëve” nga George Orwell.
Çitaku la të kuptohet se Gjokoviq po favorizohet nga organizatoret e turneut, pasi u vendos që serbi do të garojë pa bërë fare test kundër Covid-19, përdallim nga lojtarët e tjerë.
Ishte Gjuriq ai i cili i reagoi Çitakut duke thënë se kjo e fundit përdori gjuhë të urrejtjes me motive etnike.
“A po më duket mua, apo ky është një shembull i gjuhës së urrejtës me motive etnike? Natyrisht, se Gjokoviq është serb nga Zveçani dhe mendon ndryshe nga zonja Çitaku. Ky është është fjalim çnjerëzor nga Vlora Çitaku”, ka shkruar Gjuriq.
Polemikën e vazhdoi Çitaku duke thënë se Gjuriq nuk e kupton alegorinë e Orwellit dhe po e turpëron veten publikisht.
“Nëse ndonjëherë arrin ta lexosh Orëellin dhe ta kuptoni konceptin e alegorisë, mund të përfundoni duke mos e turpëruar veten kaq publikisht”, ka shkruar Çitaku.
Gjuriq vazhdoi përsëri duke thënë se për Çitakun, edhe vetë është një “kafshë” analfabete.
“Oh, e di që, në librin tuaj, edhe unë jam një “kafshë” analfabete. Por, po sikur të filloni më në fund të përdorni Kushtetutën, Marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, ose të paktën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe t’i zbatoni ato…”, shtoi Gjuriq.