GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Nuk merrem më kurrë me politikë, edhe nëse më bëjnë president”

04/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“Nuk merrem më kurrë me politikë, edhe nëse më bëjnë president”
Share on FacebookShare on Twitter

Ekrem Mustafa, i cili e mbajti postin e kreut të MPB-së për 18 muaj nën qeverisjen e Ramush Haradinajt, tha se nuk do të merret më kurrë me politikë edhe në rast i ofrohet pozita e shefit të shtetit.

Njashtu sikurse emërimi në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i papritur dhe i shpejtë për Ekrem Mustafën ka rezultuar edhe largimi i tij nga kjo pozitë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është shprehur i penduar për periudhën e tij 18-mujore në udhëheqje të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Që kur dorëzoi detyrën tek pasardhësi i tij Agim Veliu, më 4 shkurt 2020, ai është tërhequr plotësisht nga jeta publike. Ka vendosur t’i rikthehet profesionit dhe biznesit.

Mustafa, i cili e mbajti postin e kreut të MPB-së për 18 muaj nën qeverisjen e Ramush Haradinajt, tha se nuk do të merret më kurrë me politikë edhe në rast i ofrohet pozita e shefit të shtetit.

“Unë e kam ndërprerë tërë angazhimin tim politik në momentin që e kam dorëzuar detyrën tek Agim Veliu dhe kurrë më s’merrem me politikë. Edhe nëse më ofrojnë pozitën e presidentit, nuk pranoj më të merrem me politikë. Unë e kam profesionin tim si mjek. I kam tri biznese në Prishtinë dhe Ferizaj”, tha Mustafa për Paparacin.

Mustafa foli edhe për udhëheqjen e Xhelal Sveçlës në MPB, duke thënë se ky i fundit duhet t’i zbatojë ligjet dhe të veprojë në bazë të detyrave që i ka të përshkruara me Kushtetutë

“Shumë pak jam duke u marrë me situatën politike në vend, edhe të kryeministrit (Kurti) edhe të ministrit (Sveçla). Ministri i Punëve të Brendshme i ka të përshkruara detyrat me Kushtetutë dhe duhet t’i zbatojë ato. Qeveria krijon ligje të veçanta. Aksionet e Policisë ministri nuk i merr, ato janë si rezultat i Prokurorisë”, u shpreh Mustafa.

Sipas Mustafës, aksionet policore nuk janë në duart e ministrit.

“Ai nëpër Facebook le ti poston tërë ditën, unë kam qenë vetë ministër dhe jam njoftuar një ditë para aksioneve”, pretendon Mustafa. “Ato nuk janë aksione që i organizon ministri, ai vetëm i zbaton politikat e ministrisë. Për momentin ai është ministër, nëse ka pasur rezultate në shpartallimin e bandave, kriminelëve e këtyre, atëherë do të thotë se janë si rezultat i politikave që janë udhëhequr në MPB”.

Ish-ministri, deklaroi se nuk mund të analizojë qeverisjen e deritanishme të Kurtit dhe kabinetit të tij, pasi “është kohë e shkurtër për të dhënë ndonjë vlerësim”.

“Për këto 9 muaj nuk mund të jap vlerësim. Unë kam qenë ministër 18 muaj dhe pas 6 muajve kam filluar t’i realizojë punët, Për këta muaj nuk mund të japim ndonjë vlerësim. Duhet të presim të paktën edhe tre-katër muaj ta shohim ku i kanë sendet”, shprehet ai.

Mustafa, ishte emëruar ministër me insistimin e ish-deputetit të shumicës qeverisëse të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Labinot Tahiri, i cili kishte kushtëzuar mbështetjen e tij për qeverinë me emërimin e një ministri nga Ferizaj.

Kësisoj, “Labi” kishte propozuar Mustafën për ministër të Brendshëm. Propozimi i tij ishte miratuar nga ish-shefi i tij në parti, Behgjet Pacolli.

Më 4 shkurt të vitit 2020, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Me këtë rast, ish-ministri, Ekrem Mustafa, ia kishte dorëzuar detyrën ministrit të ri të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

04 shkurt – 2020: Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga ish-ministri Rrustem Mustafa te ministri, Agim Veliu

Ky i fundit ishte në krye të këtij institucioni deri më 23 mars të vitit të kaluar, pasi Xhelal Sveçla zuri në vendin e tij, me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

Tags: Ekrem Mustafa
ShareTweetShare
Previous Post

Spahiu: Presidentja Osmani ka pagën sa 40-fishi i pensionit të nënës time

Next Post

Telefonata që mund të zgjidh sonte gjithçka në Prishtinë: Ky është kushti i Uran Ismailit për Përparim Ramën!

Lajmet e fundit

Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.