Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik.
Haradinaj këtë postim e ka bërë pasi është takuar me Dan Little, ish ushtarakun amerikan, hulumtuesin shkencor dhe njohësin e çështjeve të sigurisë.
“Takim miqësor me Dan Little, ish ushtarak amerikan, hulumtues shkencor dhe njohës i çështjeve të sigurisë. Biseduam për temat e sigurisë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve për sigurinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik dhe Republika e Kosovës është e vendosur për bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat“, ka shkruar Haradinaj.