Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari, është arrestur ditën e sotme. Burime nga Interpol bëjnë me dije se 42-vjeçari kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll ditën e Vitit të Ri kur u arrestua nga autoritetet gjermane.
Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në vitin 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të shpallur në kërkim. Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ra në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u has me breshëri plumbash prej tyre. Personat që kanë shtënë ishin Bahri Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra jo vetëm kryepolici i Shkodrës Zylyuftari por edhe Behar Tafili.