Hetem Fejza, 90-vjeçar prej Radavcit të Pejës, aktivist dhe humanist i madh, është njëri prej atyre që ditët e fundit të jetës ka zgjedhur t’i kalojë në vendlindje, shkruan Gazeta Demos.
Ai, me dhjetra herë nga Gjermania për në Kosovë ka bartur para të 3% tē mërgatës sonë, ndërsa me para të tij ka ndërtuar disa shkolla.
Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i veprimtarit dhe bashkëpunëtorit të mgushtë të Presidentit historik, Hafiz Gagicës, për të cilin shprehet i indinjuar se pse e kanë lënë menjanë dhe të papunë, por edhe zhgenjimin në Qeverinë Kurti.
Axha Hetem, tash është një ndër më të moshuarit në 13 fshatra të kësaj zone.