Kur shihni se moti po ftohet çdo minutë, bëhet më e vështirë për ju, sidomos kur ngriheni nga shtrati dhe niseni për punë. Shumë njerëz, e ndezin motorin e makinës dhe e lënë që ajo të ngrohet, para se i ftohti të ngrijë dritaret.
Megjithëse nuk duhet ta bëni këtë në makinën tuaj dhe kjo është arsyeja. Kur është ftohtë dhe makina ka ngrirë, ju përpiqeni ta ngrohni, por kjo dëmton më shumë motorin. Natyrisht është më mirë të futeni në një makinë të ngrohtë, për të mos thënë valë, por për makinën tuaj ky nuk është një lajm i mirë. Motori do të shpejtojë që të kombinojë ajrin dhe karburanti do të ketë avulluar. Ju mund ta mbushni sërish me karburant makinën, por kjo nuk është mirë për të. Nëse e bëni shpesh, makina juaj do të përfundojë në servis, ose të mbyllet në garazh. Dhe kjo nuk është e këndshme për askënd dhe aq më tepër për portofolin tuaj, informon dritare.net
Por çfarë duhet të bëni?
Si fillim duhet të fshini xhamin dhe dritaret para se ta ndizni makinën. Nëse vendosni të shkoni diku, vendoseni pak minuta të ngrohet dhe pastaj niseni ngadalë. Mos e ngisni më shpejt se 20 kilometra në orë. Në këtë mënyrë, motori merr kohë të mjaftueshme për të ngrohur gradualisht dhe pa e dëmtuar atë