Me qëllim të parandalimit të prerjeve ilegale të pyjeve, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infratrukturës planifikon të mbyllë disa rrugë pyjore për lëvizjen e mjeteve transportuese.
Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, Bajram Kafexholli për Indeksonline thotë se, mbyllja e rrugëve pyjore vjen pas kërkesës së tyre.
“Sipas kërkesës së DAPK Sharri është hapur një tender për mbylljen e rrugëve pyjore si mase preventive në parandalimin e prerjeve ilegale në territorin e Parkut Kombetare Sharri në komunat Kaçanik dhe dy fshatrat e Komunës së Shterpcës. Shuma e ndarë për këtë aktivitet është 3,000.00 euro (tre mijë euro)”, thotë ai.
Kafexholli njofton se janë 19 lokacione ku kryhen këto aktivitete ilegale, rrugët të cilat edhe janë planifikuar të mbyllen.
“Rrugët të cilat janë planifikuar të mbyllen, prishen janë në territorin e Parkut Kombetare Sharri përkatësisht në Komunën e Kaçanikut dhe dy fshatrat e Komunës së Shtërpcës (Brod dhe Firaj), gjithsej 19 lokacione.
Këto lokacione janë rrugë ku kryhen aktivitetet ilegale, kryesishtë me prerjet ilegale e që me legjislacionin në fuqi prerjet ilegale janë të ndaluara si dhe të denueshme”.
Këto lokacione janë rrugë ku kryhen aktivitetet ilegale, kryesishtë me prerjet ilegale e që me legjislacionin në fuqi prerjet ilegale janë të ndaluara si dhe të denueshme”.
Tutje, drejtori tregon se në ato zona është krijuar rrjetë e fuqishme e krimit të organizuar dhe duke pasur parasysh që në këto komuna mungojnë rojtarët e natyrës, mbyllja e rrugëve pyjore është një prej masave preventive.
“Siq dihet në këtë zonë malore në vazhdimësi, nga pas lufta e fundit, janë duke vepruar grupet e organizuara të vjedhësve të pyjeve të cilit kanë krijuar rrjetë të fuqishëm të krimit të organizuar. Këta vjedhës (recidivista) kanë rrjetë të madhë të logjistikës ku janë të kyqyrë me dhjetra persona si punëtorë, vëzhgues, transportues, përcjellës të transportit, shitës në pllacët ilegale dhe tregjet e drunjëve në komunat e Kaçanikut, Ferizajit, Shtërpcës etj. Bëhet fjalë për persona, recidivista, që kanë me dhjetra fletëpadi për vjedhje pylli në Gjykatën Themelore të Ferizajit të cilët zvarritën dhe denimet jane shume te vogla. Duke ndier vetën e tyre të “paprekshëm” nga ligji, këta keqëbërës agresiv, arrogant, të rrezikshëm, mirë të organizuar dhe të armatosur paraqesin kërcënim dhe rrezik të vazhdueshëm për punëtorët e DAPK “Sharri”.
Duke marr parasysh se në këto komuna mungojne edhe rojtaret e natyrës dhe prerjet ilegale janë duke u rritur vazhdimisht, por edhe mundësia e punësimit të rojtarëve të përhershum është duke marrë kohë, një prej masave preventive është edhe mbyllja e rrugëve pyjore/malore për lëvizje të mjeteve transportuese me anë të vendosjes së barikadave të dheut ose gropimit të rrugëve pyjore (malore) me eskavator në zonat e rezikuara pyjore”, u shpreh ai për Indeksonline.
Për vitin e ardhshëm, Kafexholli njofton se planifikohet që të punësohen rojtaret e natyrës me kontrata të përkohshme.
“Drejtoria e Parkut Kombëtare ,, Sharr” i kryen të gjitha funksionet që i takojnë rreth menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore që kanë të bëjnë me planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollën.
DAPK Sharri me kapacitetet humane që ka, ka organizuar ekipe të kontrollave të terrenit vazhdueshëm (diten, natën dhe vikendeve) duke i shëndrruar edhe stafin teknik, profesional, administrativ në rojtar të natyrës, që sado pak ta kemi në kontrollë dhe ti zbusim veprimet ilegale.
Për vitin e ardhshëm planifikohet që të punësohen rojtaret e natyrës me kontrata të përkohshme si dhe bashkëpunim më efikas me të gjitha institucionet relevante rreth parandalimit të prerjeve ilegale