Bejtullah Deliu ishte kandidati nga radhet e PDK-së, për kryetar të Komunës së Rahovecit, në zgjedhjet e 17 tetorit 2021. Ai sot nëpërmjet një statusi në Facebook, ka rrefyer se si djali i tij është maltretuar nga një person madhor të cilin Deliu e quan monster, transmeton /Gazeta Papirus/
Statusi i tij i plotë ;
Një falënderim për Policinë e Kosovës,stacioni në Rahovec,për trajtim shumë profesional dhe të shpejtë.
Sot, përjetova një SHOK të papritur, djalin im Orgesi më erdhi në shtëpi i traumatizuar si asnjëherë më parë,thjeshtë më është dukur sikur ka parë ndonjë përbindësh e duke ikur nga “ai”, nuk gjente forcë t’i shqiptojë fjalë nga goja,dridhjet e mjekrës e rrjedhja e lotëve nuk ndaleshin, thjeshtë pamje tmeruese.
Për pak minuta duke e qetësuar,kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51 vjeçar me arsyetim së tre femijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një gurralec ma thyen xhamin e kerrit.
Kjo ka mjaftuar që ai t’a “kidnapoj” Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë)derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë “nervozë” mori guximin që t’a shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hypë nëpër murrë,spse derën e ka mbyllur “monstra”) duke ja lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar-vetëm 10 ohh Zot ??!
Uroj që organet kompetente të marrin shumë seriozishtë këtë rastë e t’a trajtojnë në mënyrë profesionale, ky “mosntrum” të vetëdijesohet në mënyrë që të mos pësojnë femijët e tjerë.