Një personalitet që është edhe politikan por edhe gazetar me përvojë të gjatë, Halil Matoshi i është përgjigjur Periskopit në disa pyetje.
Ai derisa ka mbrojtur teorinë e tij kosovarocentriste duke zgjedhur kombëtaren e Kosovës para asaj të Shqpërisë, Matoshi bëhet ndër personalitetet e pakta të jetës publike në vend që e pranon se ka konsumuar marihuanë.
Sidoqoftë, ai ka thënë se marihuana nuk i ka lënë ndonjë përshtypje.
Po ashtu, një shkelje tjetër të ligjit Matoshi e ka bërë edhe derisa ligjëronte në Kolegjin AAB, para se të anëtarësohej në AAK, duke udhëtuar me taksitë ilegale të njohur si “taksi 1-shat”.
Më poshtë keni pyetjet dhe përgjigjet e plota:
- Për kë ju rreh më shumë zemra, Kombëtaren e Kosovës apo Kombëtaren e Shqipërisë në futboll?
* Natyrisht që për Kombëtaren kosovare.
- Nëse do të vendosej që emri i Kosovës të ndryshohej, cili do të ishte propozimi juaj?
Padyshim që Dardania e re!
- Nëse do të ishte e mundur të bashkoheshim vetëm me njërin nga këto dy shtete, cilin do ta zgjedhnit: Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi?
* Është edhe e mundshme. Njw konfederatë Kosovë, Shqipni dhe zgjedh Maqedoninë e veriut!
- Nëse do të legalizohej marihuana në Kosovë, ashtu siç po ndodh në shumë shtete tjera, a do ta provonit?
* E kam provu! Por jam indiferent ndaj saj!
- A keni udhëtuar ndonjëherë me Taksi 1-sh [taksitë ilegale Prishtinë-Fushë Kosovë]?
* Po, sa ligjërojsha Etikën e medias në kolegj.
- Nëse BE-ja do ta kushtëzonte anëtarësimin e Kosovës me heqjen e një ushqimi tradicional, do ta hiqnit flinë apo piten?
* Piten.
- Cilat janë tri gratë më frymëzuese kosovare pas viteve 2000?
* Aktorja Yllka Gashi, Poetja e studiuesja Blerina Rugova- Gaxha dhe xhudistja Majlinda Kelmendi.
- Cilat janë tre burrat më frymëzues kosovar pas viteve 2000?
* Ibrahim Rugova, Jeton Neziraj, Driton Toni Kuka.
- A mendoni se do ta dërgojë deputet Jahja Kokaj një raketë në hapësirë gjatë mandatit të Albin Kurtit?
* Nuk merrem me përralla të iriçit!
- Nëse Kosovës do t’i bëhej puna të dërgonte emisar për të lehtësuar marrëdhëniet ShBA-BE, kush do të ishte propozimi juaj?
* Ramush Haradinaj!