Deputeti shqiptar në Kuvendin serb, Shaip Kamberi, ka reaguar pas pamjeve të publikuara ku shihen zyrtarë serbë të ministrisë së Brendshme duke kënduar këngë ultranacionaliste, e duke bërë thirrje për krime e gjenocid si në Srebrenicë,
Kamberi, tha se kjo është e pritshme kur ministri i këtyre policëve, mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, bashkë me presidentin Vucic.
’ Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit’’, shkroi Kamberi ndër të tjera.
Postimi i plotë:
“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”.