Holande Protestuesit shpërfillën edhe vendimin e qeverisë për të mos lejuar zhvillimin e tubimeve.
Gjatë përleshjeve fizike mes protestuesve dhe policisë, këta të fundit përdorën edhe qentë për të kafshuar tubuesit.
Edhe efektivët e policisë kishin paralajmëruar një protestë për shkak të rritjes së orëve të punës, por sindikata e tyre tha se nuk do të braktisej detyra, lidhur me protestat periodike.
Të paktën 30 persona u arrestuan pas përleshjeve, ndërsa katër policë mbetën të plagosur, thanë autoritetet holandeze.
Që prej nëntorit, kur qeveria vendosi masa kufizuese, shifrat e infektimeve kanë ardhur në ulje në Holandë, por protestuesit shprehen se këto masa po kufizojnë liritë e tyre.
Masat e rrepta, që ndalojnë grumbullimin e më shumë se dy personave, do të që ndrojnë në fuqi deri në 14 janar.
https://www.youtube.com/watch?v=QRdHlBsTyzg