Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi nëpërmjet një postimi në Facebook ka hedhur dyshime lidhur me raportimet se një “plumb qorr” e rrezikoi për jetë deputetën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman.
Ai ka thënë se “Predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar, apo siç i thuhet në popull “plumb qorr”.”.
Sipas Kajtazit, nga pamjet në media ajo që ka parë Kajtazi i ka lënë përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30.
“Gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30° shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla, pasi mbi këtë kënd predhat në rënie e zvogëlojnë dukshëm shpejtësinë dhe e humbin fuqinë goditëse. Nëse platforma e rënies është në pozicion horizontal atëherë ndryshojnë edhe parametrat e dëmit; xhami do të ishte shpuar ose , psh. rënia në kokë të njeriut është fatale.” shkruan ai.
Më tutje, ai ka thënë se nëse predha do të ishte në rënie, e pakontrolluar, ose do të bënte rikoshet ose do e thyente xhamin, por jo ta shponte.
“Gjasat janë që kjo predhë të jetë hedhur nën këndin 30°.”, shkruan ai.
Ky është postimi i tij:
Predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar, apo siç i thuhet në popull “plumb qorr”.
Pa ditur shumë detale, (kalibrin, demet pasi ka depërtuar dritaren…) por nga pamjet në media, ajo më tepër le përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30°.
Gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30° shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla, pasi mbi këtë kënd predhat në rënie e zvogëlojnë dukshëm shpejtësinë dhe e humbin fuqinë goditëse. Nëse platforma e rënies është në pozicion horizontal atëherë ndryshojnë edhe parametrat e dëmit; xhami do të ishte shpuar ose , psh. rënia në kokë të njeriut është fatale.
Në rastin konkret, nëse predha në dritaren do të ishte predhë në rënie, e pa kontrolluar, ose do të bënte rikoshet, ose do a thyente xhamin, por jo ta shponte. Gjasat janë që kjo predhë të jetë hedhur nën këndin 30°.
Është mirë që strukturat kompetente ta hetojnë më ne detale këtë rast.
Në tabelë janë parametrat balistike për predhën e fishekut 9×19 marrë nga libri i im “Pistoletat dhe revolverët” f.152
Predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar, apo siç i thuhet në popull “plumb qorr”.
Pa ditur shumë detale, (kalibrin, demet pasi ka depërtuar dritaren…) por nga pamjet në media, ajo më tepër le përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30°.
Gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30° shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla, pasi mbi këtë kënd predhat në rënie e zvog…