Një person është arrestuar si autori i zjarrit që dëmtoi rëndë disa dhoma të parlamentit në qytetin Cape Town të Afrikës së Jugut.
Një zëdhënës i policisë tha se 49-vjeçari përballej me akuzat për zjarrvënie, thyerje shtëpie dhe vjedhje dhe do të paraqitej në gjykatë të martën.
Zjarrfikësit punuan për orë të tëra për shuarjen e flakëve.
Presidenti Cyril Ramaphosa e quajti këtë një “ngjarje të tmerrshme dhe shkatërruese” dhe u zotua se puna e parlamentit do të vazhdojë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një shtëllungë tymi të zi që mbushte qiellin, me flakë të mëdha që dilnin nga çatia e ndërtesës.
Mediat shkruajnë se nuk ka funksionuar sistemi kundër zjarrit dhe se alarmi ra vetëm kur zjarrfikësit ishin tashmë në vend.