Stefano Pioli i kishte dhënë Milanit një ditë pushim në natën e Vitit të Ri, por disa lojtarë duke përfshirë Theo Hernandez, Fikayo Tomori dhe Brahim Diaz janë paraqitur në Milanello për t’u stërvitur edhe në ditën e tyre të lirë. “Nuk ka ditë pushimi” shkruan francezi në Instagram teksa pozon me shokët e skuadrës: shenjë e lidhjes me ngjyrat kuqezi dhe dëshiraës për t’u rikthyer shpejt në formë drejt rifillimit të kampionatit, ku të enjten vjen Roma.
Për më tepër, prezenca e mbrojtësit anglez është një lloj përgjigje ndaj zërave të qarkulluara në orët e fundit në rrjetet sociale për pozitivitetin e mundshëm në tamponet e kryera të Tomorit: kështu alarmi është shuar mbi diçka që, megjithatë, duhet theksuar, shoqëria kuqezi nuk e kishte konfirmuar kurrë. Së bashku me ata të tre, sidoqoftë, janë prezantuar edhe Ibrahimovic e Florenzi.