Derisa në politikë, Kadri Veseli, njihet me emrin e tij të plotë, më parë nuk ishte kështu.
Kadri Veseli, sidomos gjatë luftës më shumë është thirru me emrin “Luli”, shkruan gazeta inFokus.
E këtë emër, Kadri Veseli në emisionin televiziv të gazetës inFokus, n’Konak, thoshte që e mori në shtëpinë e gjyshës së Ramush Haradinajt.
“Nofka “Lul” më ka mbetë në Jabllanicë ku kom qëndru jam shumë falenderues nënës Azë që na ka majt si fëmijtë e vet nëna e Lahisë, Ibrahimit, gjyshja e Ramushit, kam qëndru me dhjetëra netë në Jabllanicë, bisedonim filluan me ma përmend emrin tim, unë isha në Zvicërr thash nuk banë kështu duhet një nofkë, deri atëherë skam pasë noftë, Lahija tha Luli edhe më mbetë”
Kështu, jo veç atëherë, por Kadri Veseli, është Luli edhe tash, sidomos për bashkëshortën e tij.
“Edhe sot më thërret bashkëshortja Lul, gruaja jem më thërret Lul, skisha besu kurrë”.