Menaxherja e një banke në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se një person i panjohur i ka deponuar 100 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur të enjten, në rrugën “Nënë Tereza”, ka njoftuar policia.
Kartëmonedha e dyshuar është sekuestruar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 30.12.2021-NN. Ankuesja femër kosovare menaxhere në bankë, ka njoftuar se një person i panjohur ka deponuar 100 euro në bankomat që dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.