Manchester City është shumë pranë titullit të kampionit, pasi është 18 pikë para Liverpoolit në vendin e dytë, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund
Pep Guardiola dhe Manchester City janë në rrugën e duhur që t’i thyejnë disa rekorde këtë sezon në Premierligë.
Janë shtatë rekorde gjithsej që mund t’i thyejë kjo skuadër, që këtë sezon është bërë e paarritshme nga klubet tjera, duke dominuar në përgjithësi.
Sipas Sky Sports, këto janë shtatë rekordet që mund t’i thyejë City i Guardiolas:
1. Pikët e fituara brenda një sezoni: Rekordi është 95 i Chelseat të Mourinhos në sezonin 2004-05, ndërsa City momentalisht ka 78, por mund të arrijë deri në 102.
2. Fitoret brenda një sezoni: Rekordin aktual e mban Chelsea i Antonio Contes i sezonit të kaluar, por City mund të shkojë në 33 deri në fund të sezonit.
3. Golat e shënuara: Rekordin e mban Chelsea i sezonit 2009-10 me 103 gola, ndërsa City tashmë ka 83 gola.
4. Goldallimi: Rekordi është +71, ndërsa City tashmë e ka +83.
5. Dallimi me pikë nga vendi i dytë: Rekordin e mban Manchester Unitedi i vitit 1999-00 me 18 pikë më shumë se sa Arsenal, aq sa ka momentalisht City dallim me Liverpoolin.
6. Titulli i fituar më herët: Manchester United në sezonin 2000-01 e kishte fituar titullin më 14 prill, pesë ndeshje pa përfunduar kampionat, njëjtë sikurse mund ta bëjë edhe City, ose një javë më herët.
7. Fitoret në shtëpi: Chelsea i sezonit 2004-05 kishet arritur 15 fitore, ndërsa City nëse fiton ndeshjet e mbetura, mund të shkojë në 16 fitore.