Familjarë të të pagjeturve dhe Organizata joqeveritare janë mbledhur tek memoriali i të pagjeturve në sheshin e kryeqytetit me djepa e pankarta.
Në to ndër të tjera thuhet “Zoti i dënoftë se drejtësia po vonon”, “Kriminelët serbë na i vranë e masakruan edhe foshnjet në dejp, ne gjithmonë i kujtojmë”.
Ata po zhvillojnë një aktivitet si simbolikë që edhe këtë vit vazhdon të mos dihet për fatin e shumë familjarëve të tyre.
Pjesë e aktivitetit janë edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti dhe Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit.