Ish–drejtori i drejtorise publike civile të Zones operative te Pashtrikut, prof.dr Sabahajdin Cena, i cili se ndali asnjëhere penën e tij duke shkruar për dëshmorët e luften e lavdishme të UÇK-së.
Sot kemi shumë persona me titull prof.dr , por vlen të ceket se Sabahajdin Cena, gjatë luftës ishte i vetmi personalitet i uniformuar me titullin profesor doktorr që ishte pjesë e UÇK-së,
Ai edhe sot ka uruar Ditën e Veteranit, transmeton /Gazeta Papirus/
Statusi i tij i plotë :
URIME TË PËRZEMËRTA NË
DITËN E VETERANËVE
Duke u përulur para kurorave në lapidarët e Atyre që nuk janë më në mesin tonë, por në Parajsën e merituar, para Atyre që nëpër shkrepa e prozhme lanë gjymtyrët e trupit, para Atyre që gjenden prapa grilave shumë larg nesh, në ditën e sotme shfrytëzoj edhe unë që të gjithë veteranëve këtej e andej Pashtrikut Plak, këtej e andej Radikës,këtej e andej Karadakut, pra mbarë Ksovës, Shqipërisë, Maqeonisë së Veriut dhe Luginës, t’ua uroj DITËN E MADHE TË VETERANËVE që brodhën qoftë duke bartur “Zjarrin e Lirisë”, qoftë duke qëndruar heroikisht në vijat e para të fronteve anembanë trojeve etnike në ditët e përgjakshme të viteve 1998 e 1999.
E di se mundësi të tjera për urime nuk kemi, por shpresa vdes e fundit dhe fundi i stolis veprat, prandaj edhe unë përgjatë urimit tim shpresoj se fundi do të jetë fatlum; dëshmorëve u dëshi-rojë mëshirën e Zotit mbi shpirtërat e tyre, invalidëve përballjen sa më të lehtë, skamnorëve ndihmën reciproke e çlirimtarëve tanë liri sa më të shpejtë sepse
LIRIA KA NJË EMËR E AI EMËR ËSHTË USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS.
Pra URIME TË GJITHËVE!
LAVDI DËSHMORËVE!
https://www.youtube.com/watch?v=GZhFVk-5jfA