Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se përgjatë këtij viti, besimi dhe vullneti për ndryshim u bënë bashkë dhe të pathyeshëm.
Ai këtë deklarim e ka bërë në fjalën hyrëse të mbledhjes së fundit të Qeverisë për këtë vit.
“Mobilizimi i qytetarëve për të na dhënë mbështetjen historike është dëshmi se sa i madh ka qenë zhgënjimi dhe zemërimi ndaj atyre që qeverisën kaq keq për shumë gjatë, se sa e madhe është nevoja për ndryshim dhe sa e lartë është përgjegjësia jonë sot dhe nesër këtu. Le të jetë ky motivimi dhe udhërrëfyesi ynë për vitin 2022, le të mbetemi të palëkundur në rrugëtimin tonë dhe të mos kursejmë asgjë për të përmbushur programin tonë qeverisës, që përveç se zotim i yni është pritshmëri e qytetarëve”, deklaroi ai.