Në grabitjen e armatosur mbrëmë në orën 22:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ka mbetur i vdekur 68 vjeçari Ali Maloku.
Pas plaçkitjes, dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të Malokut, i cili i cili po punonte në market me bashkëshorten e tij.
Familjarë të Malokut kanë bërë të ditur se sot do të bëhet varrimi i tij.
I njëjti u dërgua me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës me veturë të policisë por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Shipol, ndërsa funerali do të niset nga xhamia te varrezat e qytetit në Shipol në ora 14:05.
Ndërsa, lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se kanë ndërmarrë veprime të shpejta policore dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit, me ç’rast edhe kanë sekuestruar një armë.