Në orët e vona të së hënës në Hamburg të Gjermanisë, burri me inicialet F.R nga Gjakova, po dyshohet se vrau dy djemtë e tij pastaj dhe vetën, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur rëndë
Të hënën mediat gjermane raportuan se një burrë kishte vrarë dy djemtë e tij, njërin 11 vjeç dhe tjetrin 13 vjeç, ndërsa gruan e kishte plagosur rëndë e cila është duke luftuar me jetën.
Gazeta gjermane “Bild” raportoj gjithashtu se mes çiftit të bashkëshortëve kishte pasur një sherr në mars të 2020-ës, dhe fëmijët kishin thirrur policinë.
E për rastin në fjalë kanë folur familjarët e tyre nga Ponosheci i Gjakovës, të cilët kanë thënë se janë të tronditur nga kjo ngjarje.
“Kurrë probleme nuk kanë pasë deri më tani, kurrë far problemi nuk kanë pasë, taksiratë ka ndodh”, ka thënë një nga familjarët e tij.
Ndërsa sipas gazetës gjermane ‘Bild’ 44-vjeçari nuk ishte një njeri i qetë pasi më parë ka kërcënuar edhe të afërm të tij, të cilët kanë denoncuar në polici.
Gjithashtu edhe fqinjët e tij, 44 vjeçarin që po dyshohet që ka kryer krim të rëndë, e kanë e ka cilësuar si person gjaknxehtë dhe që shpesh ka pasur biseda familjare të ashpra.