Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e saj të 52-të.
Në këtë mbledhje, qeveria ka miratuar propozim-vendimin preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevojat e Korporatës Energjetike të Kosovës.
Bëhet fjalë për zonën kadastrale Hade-Shipitullë.