Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së. Me rastin e kësaj dite do ketë aktivite të ndryshme.
Këtë ditë sot e ka uruar edhe ish komandanti i Zones Operative te Llapit, Rrustem Mustafa-Remi
Statusi i tij :
Të dashur veteranë të luftës së UÇK-së bashkluftëtarë të mi:
Urime Dita e Veteranit!
Jemi në prag të festës së Vitit të Ri 2022, dua themë se ashtu siç e kuptuam domosdoshmërinë e luftës kur ishim në robëri, të reflektojmë për sjelljen e secilit veç e veç pas përfundimit të luftës.
Kjo rrugë duhet të jetë në funksion të vendosjes së rendit dhe shtetit ligjor si parakusht për normalizimin e jetesës dhe të institucioneve tona.
Unë besoj në vlerat e lirisë, tani do të bëhen të qarta të gjitha të ligat që e kanë rënduar mbi vlerat e lirisë.
Do të ndriçohen të bëmat për të parë se si në mënyrë të orkestruar mekanizma të shumët kanë sulmuar me të pavërteta dhe gjysmë të vërteta, jo vetem shteti mbi të cilin fituam, por edhe organizime nga mbrenda dhe jashtë, shumë më të ndërlikuara se vet shtetit armik.
Ju uroj të gjithëve shëndet,angazhime dhe suksese në punën tuaj!