Ish Komandanti i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, me anë të një letre të gjatë i është kundërpërgjigjur Gjeneralit Kudusi Lame, i cili ka deklaruar se FARK ishte një bandë e rrezikshme.
Hoxha në këtë letër, ia ka kujtuar gjeneralit Lame veprimtarinë e UÇK-së, duke thënë pavarësisht dallimeve politike, kur bëhej fjalë për Kosovën dhe luftën e UÇK-së, luftëtarët kanë qenë gjithmonë unik.
Hoxha ia ka kujtuar Lames mënyrën se si ishte bërë i pasur pas takimit me Azem Sylën e Xhavit Halitin.
Sipas Hoxhës, Gjeneral Lame ishte politizuar dhe klanuar në mënyrë të shpejt, derisa tani flet të pavërteta duke e quajtur UÇK-në bandë të rrezikshme.