Regjisori dhe skenaristi i filmit “Dallas Buyers Club”, Jean-Marc Vallee, ka vdekur në moshën 58-vjeçare.
Sipas raportimeve nga Deadline, Vallee ka vdekur në kasollen e tij diku rreth Quebec City-t dhe kjo ngjarje i ka shokuar familjarët dhe të afërmit e tij.
Në një komunikatë për Deadline, producent-partneri i tij, Nathan Ross, e ka vlerësuar lart kontributin e tij.
“Jean-Marc ka qëndruar për kreativitet, autenticitet dhe i ka bërë gjërat ndryshe. Ai ishte artist i vërtetë dhe një djalë i dashur dhe bujar”, ka thënë Ross.
“Të gjithë ata që kanë punuar me të nuk kanë mundur pa e parë talentin dhe vizionin që ai e kishte”.
Vallee njihej për regjinë e filmave “Dallas Buyers Club” dhe “Wild”, si dhe për seritë e HBO-së “Big Little Lies” dhe “Sharp Objects”