Përbërësit:
4 vezë,
150 gr mish pule,
1 lugë mustardë,
1 lugë gjalpë,
1 lugë majoneze,
1 katrorkë mish pule për supë,
1 tranguj te vegjel turshi,
2 ullinj te zinj,
melmesa,
Biber i zi.
Hapat
Katrorka me mish pule për supë shkrihet në 5 decilitra ujë, shtohet mishi i bardhë i pulës dhe zihet derisa mishi të zbutet tërësisht.
Kur të zbutet mishi, hiqet dhe kullohet nga lëngu i tepërt, vezët zihen, lihen të ftohen, qërohen dhe priten përgjysmë për së gjati, u hiqen të verdhtë.
Në enë të veçantë tunden të verdhtë e vezëve, mishi i pulës, majoneza, gjalpi, mustarda dhe trangulli.
Shtohen mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha shtypen në blendar, masa e përgatitur lihet të qëndrojë në frigorifer.
Mbushja derdhet në shiringë kuzhine dhe me shiringë mbushen të bardhtë e prerë të vezëve, përmbi dekorohen me rrathë ullinjsh.