Meriton Isufi nga Gumnasella e Lipjanit i cili tash e një vit vuan nga tumori, ka nevojë për ndihmë.
Merita Isufi, nëna,:” Vuan gati që një vitë që prej u bë operacion, tumor ka pasur në testis, tash i ka shkuar në gjëndrra dhe duhet prap kimioterapi me marrë”
Për të i ofruar mbështetje 32 vjecarit është organizuar një aksion humanitarë, e organizatoret po besojnë në hapjen e zemrave të Lipjanaseve, Granit Duriqi, organizator,: “Lipjani si qytet tani është i dëshmuar, si qytetarë shumë humanitarë edhe sikur në aksionet e kaluara që kanë përfunduar me suksesin me të madhë besoj fuqishum se qysh ka filluar edhe ky aksion, epilogun perfundimtar do ta ketë sukses”.