Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar nëntë raste të reja me variantin Omicron në Kosovë.
IKSHPK ka bërë të ditur se nga 22 mostra të testuara, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Sipas njoftimit, dy raste janë të imprtuara nga SHBA-ja, dy nga Londra, një rast nga Franca dhe katër raste që janë detektuar në Mitrovicë mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.