Analisti Fitim Salihu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për drejtimin e gishtit drejt qeverive të kaluara për mungesën e rrymës, e krizën energjetike që ka kapluar vendin,,
Salihu, përmes një postimi në Facebook tha se në Kosovë nuk ka pasur reduktime të rrymës që nga viti 2008, dhe se ato i sollën Qeveria Kurti.
Tutje ai tha se çdo arsyetim që po vjen nga kjo Qeveri është kot dhe se terrin e kanë sjellur ata vetë.
‘’ Edhe argumenti “ata e kane plivatizu” eshte kot, ndonese vete kam qene kunder atij lloj privatizimi. KEDS-i u privatizu para 10 vjeteve, por rryma nuk u ndal ne keto 10 vjet. U ndal vetem sivjet. Vetem me juve ne pushtet. Terrin e sollet ju, nuk e gjetet ne mesin tone’’, shkroi Salihu.
Ai u bëri thirrje që të punojnë e mos të ankohen, duke thënë se nëse do e merrnin pushtetin në vitin 2000, kur Kosova nuk kishte institucione e as shtet e ambasada, do të vajtonin më zi se ‘’Fifi në Big Brother’’.
Postimi i plotë:
Ky vajtimi fminor “20 vjet e kane skatlu” nuk vlen hiç aspak per energjine elektrike. Kosova nuk ka pas reduktime prej vitit 2008. Reduktimet erdhen me ju. Terrin e sollet ju, nuk e gjetet ne mesin tone.
Edhe argumenti “ata e kane plivatizu” eshte kot, ndonese vete kam qene kunder atij lloj privatizimi. KEDS-i u privatizu para 10 vjeteve, por rryma nuk u ndal ne keto 10 vjet. U ndal vetem sivjet. Vetem me juve ne pushtet. Terrin e sollet ju, nuk e gjetet ne mesin tone.
Kap punoni najsen se u mytet tu kukat. Boze jeni bo me keto 20 vjet. Paramendo me pas marre pushtetin ju ne vitin 2000 – Kosova e kallte prej luftes, pa institucione, pa shtet, pa ambasada, pa njohje, pa kurrgja hiç. Pasni pas me vajtu ma zi se Fifi ne Big Brother. Kapni more punoni e mos u boni vajtojca. Qeveri e territ dhe e kukamave