Krusha e Madhe e Ukshin Hotit, mbi 30h pa rrymë !
Banorët e fshatit Krushë e Madhe, po ballafqohen me reduktime të ashpëra të rrymës si pasoj e krizës erengjetike që e ka kapluar Kosovën ditëve të fundit.
Selami Hoti, kryetar i fshatit shprehet se si pasojë e rrjetit energjetik të vjetër që është vendosur nga vitit 1958 , edhe kur po lëshohet rryma mbingarkesa në rrjetin e vjetër s’po e përballon dot.
Ai shprehet që ka bërë kërkesë vitin e kaluar në KEDS ,që të bëhet përforcimi i rrjetit të tensionit të lartë /dalja 10 KV për Krushe dhe dy fshatra të tjera Randobravë dhe Krushë e Voglël, por kjo kërkesë s’është marre parasysh.
Sot për RTK-në, qytetarë nga Krusha së bashku me Mërgimtarët e ardhur janë prononcuar duke u ndje shumë të zhgenjyer me padrejtësine, dhe anashkalimin që ju bëhet qytetarëve nga Krushë e Madhe.
Ata thonë se , nëse vazhdon kjo situatë , do të ndërpresin edhe pushimet.
/ Gazeta Papirus/