Një femër ka ndërruar jetë dje në QKUK.
Sipas raportit të Policisë, ajo po qëndronte në kujdes intensiv që nga 12 dhjetori kur ishte aksidentuar me veturë në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë, shkruan lajmi.net.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore.