Një 20 vjeçare, shtetase italiane dhe një shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare ishin dy personat e parë të cilët rezultuan pozitivë me COVID-19, më 13 mars 2020-ës.
Prej atëherë e deri më sot në vend me COVID-19 u infektuan 161 mijë e 311 qytetarë. Ndërsa shkak i infektimit me këtë virus gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 2 mijë e 989 qytetarë.
Për mbrojtje nga COVID-19 ka pati filluar edhe vaksinimi, e që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës. 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Edhe në Kosovë ka filluar të jepet doza përforcuese dhe e tretë e vaksinës antiCOVID-19.
Aktualisht në vend janë 331 raste aktive. E ku vetëm në Prishtinë janë 62 raste aktive me koronavirus.