Në ditët e fundit të vitit 2021 kosovarët po përballen me reduktime të shumta të energjisë elektrike. Njëjtë ndodhi edhe sonte kur besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen. Lidhur me këtë është ankuar avokati Arianit Koci.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Koci thotë se të paktën në ditë të tilla të shënuara do të duhej të tregohej më shumë respekt.
Rryma u ndal. Darka po mbetët pa u përgatitë. Çka me ju ba mysafirëve? Bukë, djath e zemër?”, pyet Koci.
“Së paku sot, është dashtë me e gjetë mënyrën me na furnizu me rrymë. Pikë respekti nuk po tregohet për festën e Kërshëndellave”, shtoi ai.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh, pas krizës energjetike që ka kapluar së fundmi vendin.