Një qytetar nga Skenderaj ka raportuar në Polici se garazhi i objektit të shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri, me ç’rast ka shkaktuar dëme.
Sipas tij, për shkak të zjarrit i janë djegur kamioni, traktori dhe vetura.
Posa Policia e ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit.
Në njoftimin e policisë thuhet se nga ky incident i zjarri nuk ka persona të lënduar. Megjithatë vlera e dëmeve materiale dyshohet të jetë e lartë.