Policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë i cili ka tentuar të udhëtojë nga Prishtina në Frankfurt, me pasaportë të falsifikuar, raporton Express
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, në Aeroportin e Prishtinës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“ANP-së 23.12.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë-Frankfurt, duke prezantuar pasaportën e një shteti të huaj që dyshohet të jetë i falsifikuar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.