Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa -Remi, ka kujtuar Betejen te tabet e Llapashticës e cila u zhvillua 23 vjet më parë, ai në shkrimin e tij ja ka bashkangjitur edhe shkrimin e New York Times, Shqiptarët Etnik përballojn një sulm, transmeton /Gazeta Papirus/
New York Times për Betejën e Llapashticës.
Shqiptarët etnik përballojnë një sulm.
Armëpushimi i brisht është restauruar tani.
December 26 1998 | By New York Times News Service
LAPASTICA -Përpjekjet perëndimore për të shpëtuar armëpushimin e brisht në provincën e Kosovës kanë arritur sukses modest të premten kur diplomatët amerikanë ja dolën të bindin komandantët e kryengritësve shqiptarë- etnikë dhe oficerët të ushtrisë jugosllave të tërhiqnin disa prej forcave nga pozicionet e tyre luftarake qe i mbanin deri atë ditë. Një ditë më parë, ne pamë mësymjet ushtarake më të ashpra që nga koha kur u arrit armëpushimi para dy muajve ku forcat qeveritare ndërmorën një sulm të gjithanshëm kundër fortifikatës së kryengritësve këtu. Kryengritësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është duke luftuar për pavarësinë e krahinës serbe, ia dolën me sukses ta përballojnë sulmin duke e prapësuar atë.
Diplomatët e huaj kishin parashikuar se qeveria Jugosllave do të godet përsëri edhe të premten mbi këto pozicione të fortifikuara.
Për shkak të thyerjes së armëpushimit, negociatat e vështira filluan vetëm pasi që të shtënat dhe luftimet u ndaluan, ngase të dyja palët janë ndarë të dëmtuara seriozisht nga luftimet.
Ekziston frika se nëse luftimet rifilluan këtu, ato do të mund të përhapen shpejt në tërë Kosovën.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen e së premtes, paralajmëroi se marrëveshja ishte realizuar me shumë vështirësi.
“Në qoftë se dikush hudhë një plumb snajper ose një predhë artilerie, të gjitha gjërat zhbëhen, kjo nuk është një punë e mbaruar ende,” tha një përfaqësues i lartë i misionit.
Edhe pasi negociatat përfunduan të premten, qeveria është duke përforcuar trupat në zonë, thanë zyrtarët perëndimorë.
Nga ana e tyre, kryengritësit e UÇK-së mbetën të sigurt. Komandanti kryengritës i zonës tha se ai nuk mendon se është e nevojshme që ata duhet të lëshojnë territor për qeverinë Jugosllave, për shkak se ai ka mbështetjen e plotë të të gjithë shqiptarëve etnikë për të qëndruar, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së Kosovës, dhe se ka numër të forcave të mjaftueshme për të mbrojtur territorin e tij.
“Ne do të fitojmë, ose të gjithë do të shndërrohemi në hi e pluhur” tha ai.
Luftëtarët e UÇK-së, të cilët i përkasin një force që, para disa muajsh ishte përshkruar më së miri si një fundrrinë, tani dukej e organizuar, e diciplinuar dhe mirë armatosur. Ata kishin kthyer forcërisht mbrapa ushtrinë dhe policinë jugosllave ditën e enjte, dhe ata krenoheshin për këtë.
Një grup i vogël i kryengritësve, mbanin në duar snaiperë të cilët mund të depërtojnë në forca të blinduara edhe nga një milje largësi, një pushkë sulmi e Ushtrisë Britaneze dhe një granata hedhës tronditës me mekanizëm aktivizimi, të prodhuara në Kinë.
Ripërtritja e mundshme e luftimeve, nënkupton se vëzhguesit e paarmatosur ndërkombëtarë, të cilët janë në Kosovë për të mbikqyrur armëpushimin dhe konsiderohen thelbësore në krijimin e klimës së stabilitetit, do të jenë shumë të rrezikuar deri sa ata do të largoheshin.
Një ekip i vëzhguesve u gjendë nën zjarr afer këtu të Premten, derisa luftimet vazhdonin në mënyrë sporadike.
Kreu i misionit të vëzhguesve, diplomati amerikan William Walker, dhe diplomatët tjerë evropianë kanë thënë se nuk do t’i vendosin vëzhguesit mes dy forcave ushtarake që insistojnë në luftime.
Megjithatë, diplomatët e lartë të SHBA thanë se Uashingtoni është duke këmbëngulur se vëzhguesit do të mbeten edhe në qoftë se rreziku rritet ndjeshëm.
“Qëndrimi ynë është se askush në Kosovë nuk do të na bëjnë të lëvizim nga atje duke na kërcënuar ne. Kjo tendencë ekziston atje,” tha një diplomat amerikan.
Negociatat të cilat mund të kenë ndaluar luftimet këtu, filluan me zell të premten herët, kur një ekip i vëzhguesve ndërkombëtarë të përcaktuara për këtë fshat, shkuan për të biseduar me komandantin e kryengritësve.
Gjatë gjithë ditës, diplomatët e tjerë ishin duke folur me telefon me udhëheqësit kryengritës në Kosovë dhe në Evropë. Në Beograd, kryeqytetin e Jugosllavisë, diplomatët perëndimorë u konsultuar me zyrtarët e qeverisë Jugosllave atje.
Ps. Beteja e Llapashticës kur “MITI PËR TANKET SËRBE BIE” nga baahkëluftari Sadat Cakiqi
KUR RA MITI SE TANKET USHTARAKE SERBE NUK MUND TË NDALOHEN
Isha ne gjumë. I rraskapitur. Kisha qene ne roje prej orës 02:00 pas mesnatë deri ne ora 04:00 te mëngjesit të datës 24 Dhjetor 1998. Dikush prej ushtarëve thirri “ALAREM!” se forcat serbe veç ishin aktivizuar, dhe ish nisur ne drejtimin tone. Ishte ftohet shume, isha i veshur me te gjitha rroba, vetëm çizmet u mundohesha ti mbathi por ishin të ngrira nga acari. I futa ne këmbe disi çizmet, e mora pushkën gjysme automatike “10-tshe” e prodhimit kinez, municionin e kisha te vendosur ne një çante te vogël, (atë qantë ne atë kohe tregtarët e përdorshin për monedhat e metalta).
E mora edhe çantën e krahut ne te cilën kishim ushqim te thate dhe uji. Dola dhe me vrap u nisa te pozicioni i caktuar me herët. Aty takova Burden dhe Farukun ata kishin dal me herët pasi qe kishin qen zgjuar nga orari i rojës qe me kishin ndërruar mua ne ora 04:00. Dëgjohej një zhurmë shurdhuese e makinerisë ushtarake serbe, grithje e zingjirëve te tankeve. Filluan edhe te shtënat me siguri u dëgjonte “Gulinovi” ynë, pas pak filluan detonimete forta te artilerisë se ushtrisë serbe qe vinin ne drejtim tone, ata na sulmonin krahun e djathtë, atje ku pjesa e njesisë ton Ulpiana 36 ishte vendosur aty ishin Meti, Sabi, Bakia, Duli, Gëzimi, Shaipi, Bedi..unë isha ne krahun e majtë i pozicionuar me pjesën tjeter te njesisë ton me Dailin, Farukun, Burden, Danin, Iliri… ndesa Deshmori Mirsad Gashi bashk me Irfanin ishin vendos pak me poshte te shelnjet me murajen 150. Dëgjoheshin edhe disa detonime me te vogla me siguri nga mortajat tona te cilat shkrepeshin ne drejtim te makinerisë. Zhurma shurdhuese veç sa vinte e shtohej dhe afrohej afër nesh.
Pozicionet nga ana djathtë ku ishte i vendosur komandat Isa Derguti pas rrezistences dhe hargjimit te predhave te “Oses” dhe “Murtajes”veç ishin tërhequr disa ne drejtim ton te majatë e disa ne pozicione te dyta frontale. Meti, gjuante vazhdimisht me një pushkë M-48 ne drejtim te tankut, e dinte edhe ai qe ajo ishte e kote por ne pa mundësi me tjetër arme për t`u mbrojtur pasi qe nuk kishte.
Filluam edhe ne te tjerët me armetë tona qe gjuanim ne drejtim te makinerisë se ushtrisë serbe. As edhe një njeri forcat serbe nuk e kishin dërguar ne këmbësori vetëm me mjete te blindura. Komandanti Rama kur e pa situatën dhe ne pa mundësi ti ndalim tankset dha urdhër te tërhiqemi ne pozicionet tjera dhe te përdorën shtëpiat e fshatrave si mburoja. Kishim informata se ne drejtimin ton janë nisur përforcime nga njësit tjra nga Shtabi. Nje pjese e ushtarve u organizuan qe banoret civil te cilete ishin dalur nga shtepit e tyre nga sulmi serb, ti orjentonin nga zonat me te qeta. Bora e di qe vetëm kersitke krup-krup por nuk e ndjenim aspak te ftohetit, edhe pse me siguri ishte shume grade nen zero.
Tanket serbe dëgjoheshin me zhurmën e tyre shurdhuese, por nuk dëgjoheshin zigjirte e tyre gërryese, dhe kjo na tregonte neve se ata janë pozicionuar dhe nuk zhvilloheshin tutje. Tanket e ushtrisë serbe u vendosën ne pozicione te me hershme te tyre , te cilat pozicione i kishin ngritura qysh gjate verës, ku aty kishin qëndruar me muaj dhe pastaj ishin tërheq. Ne mundoheshim te vëzhgonim dhe te shikonin për disa shoke te cilët na mungonin, mungonte Kingji, mungonte Bungu, Skenda, Plakolli, Komandant Isa, Tali, Hakia… Nga pjesa e fshatit Obrançë në drejtim tonë ka ardhur Komandant Remi i cili ishte vete i dyti me një tjetër ushtar, ai kishte me vete një Top dore me mbushje “nitro”.
Kur kontaktuam me Komandantin e Zonës Operative te Llapit Remin, pozicionet tona larg pozicioneve te Ushtrisë serbe ishin rreth 150 metra, ishte vende me shtëpi te banorëve. Për ti sulmuar pozicionet e makinerisë se Ushtrisë serbe duhej qe te afrohemi rreth 50 metra larg tyre. Duke i përdor shtëpiat e banorëve si mburoje, ne rreth 20 luftëtar të UÇK-së ju afruam atyre pozicioneve, pastaj kanë ardhë edhe luftëtar te tjerë. Pasi pozicionet e ushtrisë serbe ishin te përbëra vetëm me mjete te blinduara tanke dhe transportier, Komandant Remi urdhëroj qe me armetë anti blindë te sulmohen ato pozicione.
Ne kishim një minahedhës anti tank e tipit “OS” me një predha, një minahedhës e tipit Murtajë 500 e kishin sjelle njësia speciale ne kudër te Brigadës 152 dhe Komandant Remi qe kishte një Top dore me mbushje “nitro”. Dhe ashtu ndodhi pas 15 minutave luftëtarët me këto arme morën pozicione dhe filluan te gjuanin dhe ti godasin makinerinë e ushtrisë serbe. Pasi morën goditje forcat ushtarake serbe nga armetë e tona ati blindë filluan qe gjuajnë me mitraloz te rend ne drejtimin ton qe ishim te pozicionuar pas shtëpive te fshatarëve dhe mureve ndërse te oborreve.
Një kalibër i madhe i mitralozit e goditi një tullë te murit mbi kokën e Komandat Remit por pa pasoja vetëm pluhuri i kuq i tullës ra mbi kokonë komandantit, fati qe Komandat Remi ishte shtat shkurt.
Pas sulmit te befasishëm qe morën ushtria serbe nga luftëtarët e UÇK-së, pas një gjysmë ore filluan te tërhiqen duke i ngrehur zvarrë edhe dy mjete te blindura. Tërheqja e tyre u be ne drejtim nga kishin ardhur nga Fabrika e tjegullave qe nuk ishte ne vij ajrore me shume se 800 metra. Ky sukses na gëzoj dhe na ngriti moralin edhe me shumë, ra miti se tanket e ushtrisë serbe nuk mund te ndalohen. /Gazeta Papirus/