Kriza energjetike, ka bërë që të ndërmerren kufizime të energjisë rreth dy orë për të gjithë konsumatorët.
KEDS-i ka bërë të ditur se kufizimet e planifikuara me energji elektrike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
KEDS-i ka bërë të ditur se qytetarët mund të informohen përmes llogarisë personale në eKesco, për orarin e reduktimeve.
Jo të gjithë qytetarë kanë llogari ne eKesco, pasi shumë nga ta banojnë në banesa me qera.
Çdo konsumatorë po afektohët |(së paku) nga dy orë në ditë, shkruan lajmi.net.
Qytetaret kanë kërkuar që të dinë orarin se kur do t’u ndalët rryma, shkruan lajmi.net.
“Po ndalet edhe më gjatë se dy orë në ditë. Duhet të dimë orarin se kur ndalët, në mënyrë që të jemi të përgatitur, dhe jo të në zë terri në banjo, në lift a ku ta di. Orarin e ndaljeve duhet ta publikojnë në ueb faqen e tyre”, thotë Kushtrim Misini, qytetar nga Lakrishta, i cili thotë se rryma i është ndalur mbrëmë nga ora 21:00 deri në 23:00.
Edhe Gent Bugiqi që banon në kryeqytet, thotë se e rrugës do të ishte që KEDS-i të njoftojë drejt për orarin e reduktimeve, pasi që do të ishte më e lehtë të planifikohej dita edhe në kuptimin e përgatitjes së drekës, darkës, po ashtu edhe pastrimit, pasi në reduktime të tilla është e vështirë të ngrohet uji.
“Në një rast kur qytetarët do të dinin saktë orarin e rrymës, ata do të mund të menaxhonin më mirë me orët në dispozicion. Kjo është më e pakta që KEDS-i do të mund të bënte në këtë kohë të vështirë’, thotë ai për lajmi.net.
KEDS-i ka bërë të ditur se kufizimet e planifikuara me energji elektrike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Përmes një njoftimi me shkrim, KEDS-i bën të ditur se reduktimet do të vazhdojnë deri të merren instruksione tjera nga KOSTT-i.
“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet e ditur se ndalesat do të vazhdojnë të jenë rreth dy orë, në periudha të ndryshme të ditës.
“Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi. Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në njoftim.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se Kosova është e fundit në Evropë që po përballet me krizë energjetike derisa vendet tjera krizën e kanë prej muajsh.
Rizvanolli ka thënë se në tetë ditët e fundit situata energjetike në Kosovë është përkeqësuar jashtë mase.
“Prej disa ditëve jemi duke marrë vërejtje nga organizata e Transmisioneve të Evropës për shkak të disbalancës mes kërkesës dhe ofertës. Ne kemi rrezikuar jo vetëm sistemin tonë energjetik por edhe atë të Shqipërisë dhe Evropës. Për shkak të këtij kodi të operimit KOSTT ka kërkuar të bëhen reduktime”, ka thënë ajo.