Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve për rastin e keqpërdorimit seksual të vajzës së mitur nga Drenasi.
Gjykata ka shpallur fajtor policin Vesel Veseli për veprën penale “Keqpërdorim seksual”, duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 viteve.
Fajtor për veprat penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës” është shpallur edhe arsimtari Shkelzen Xhekaj. I njëjti është është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 6 muaj.
Ndërsa, avokati Gazmend Halilaj është shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorim seksual” dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve SH.XH, V.V, G,H., F.C, I.R, G.Z dhe H.H.
I akuzuari Sh.XH. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës nga neni 240 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj.
akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve.
I akuzuari G.H. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.3 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.
I akuzuari F.C. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.
I akuzuari G. Z. Konfom nenit 364 par.1 pika 1.3 lirohet nga akuza për veprën penale Frikësimi gjatë procedurës nga neni 395 të KPRK-së.
Ndaj të akuzuarit H.H. konform nenit 363 par.1 nën par.1.1 gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së.
- Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.