Dashi
Planetët do ju bëjnë me më shumë vullnet sot dhe nuk do ndaleni përpara pengesave. Nëse keni një lidhje do kaloni momente të bukura. Partneri do jetë më i vëmendshëm ndaj jush dhe do dijë t’ua shprehë ndjenjat si me fjalë ashtu edhe me vepra. Ju beqarët ka rrezik të bini re e provokimeve që do ju bëhen dhe do pranoni menjëherë propozimet. Në punë do keni shumë njohuri për një projekt të ri që do ju propozohet dhe do e nisni atë me pasion. Paratë në disa momente mund të dobësohen, por me pak menaxhim më të mirë gjendja do normalizohet. Llogarinë bankare mos e prekni fare dhe mundohuni t’ia dilni me paratë e xhepit.
Demi
Sot gjërat do ju ecin shumë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi. Nëse jeni në një lidhje do i përkushtoheni më tepër partnerin dhe do ndiheni shumë mirë pranë njëri-tjetrit. Mund të diskutoni edhe për disa plane të ardhshme. Ju beqarët do i keni idetë më të qarta dhe do e hidhni çdo hap me paramendim. Pritet që një kapitull i ri të fillojë për ju. Në punë talenti juaj më i madh do jetë analizimi i gjërave deri në detaje. Kjo do shmangë problemet dhe do ju çojë më shpejt në rrugëdalje. Financat do jenë paksa të dobëta, megjithatë me pak më shumë përkujdes do mund ta mbani situatën nën kontroll.
Binjakët
Sot do jeni të pandalshëm dhe do bëni të pamundurën të arrini të gjitha objektivat. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë dot. Nëse jeni në një lidhje do gjeni mënyrën sesi të flisni me partnerin edhe për disa tema delikate. Duke i sqaruar ato do ndiheni shumë më të qetë. Ju beqarët do bëni edhe deklarata ndaj atyre që pëlqeni dhe do dini si të joshni. Në mbrëmje do kaloni edhe çaste të ngrohta. Në punë disa kolegë do mundohen t’iu tërheqin pas hunde ose t’iu vënë në lojë, por nuk do ja dalin dot. Falë atyre që do arrini do i bëni ata të ndihen edhe më keq. Financat do kenë goxha përmirësime fale ndihmesës së të afërmve.
Gaforrja
Dielli do ju bëjë të shihni anën piktoreske të jetës gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të mbusheni edhe me oksigjen. Nëse jeni në një lidhje do bini dakord për çdo gjë me të, do e doni pa dorashka njëri-tjetrin dhe çdo moment do jetë i ngrohtë. Nëse jeni beqarë, nuk do mërziteni së kërkuari dashurinë edhe pse nuk mund të arrini aq sa do donit. Do jetë një ditë goxha interesante kjo e sotmja. Në punë do ndiheni paksa nën trysni, por kjo gjë nuk do ju pengojë të arrini objektivat që i kishit vënë vetes. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën sa më nën kontroll dhe mund të bëni edhe disa investime. Nuk do gjendeni aspak në vështirësi sot.
Luani
Ditë shumë e qetë ka për të qenë kjo e sotmja. Do jeni përgjithësisht me humor të mirë, kureshtarë dhe të hapur. Nëse jeni në një lidhje do shijoni çaste shumë të këndshme . DO e vlerësoni edhe më shumë partnerin dhe harmonia do mbizotërojë gjithë kohën. Ju beqarët mos u largoni shumë nga mjedisi i zakonshëm për ta kërkuar dashurinë sepse thjesht sa do ngatërroheni e do përhumbeni. Në punë planetët do ta vënë në punë imagjinatën dhe kreativitetin kështu që keni për të arritur atje ku e keni planifikuar. Në planin financiar mos shpresoni për ndonjë lotari, por menaxhojini paratë me shumë maturi.
Virgjëresha
Sot do jeni shumë serioze dhe të organizuar. Për gjithçka që do bëni do jeni të kujdesshëm dhe do mbani përgjegjësi. Nëse jeni në një lidhje, Venusi do jetë partneri që do ju afrojë edhe më shumë me njëri-tjetrin. Do lëshoni nga pak pe të dyja palët dhe kështu marrëdhënia do bëhet më harmonike. Për beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë dhe jeta do marrë drejtimin më të bukur të mundshëm. Për sektorin financiar do jetë një ditë e shkëlqyer. Do dini si të veproni në çdo rast dhe do keni vetëm arritje. Me financat nuk do ju dalin aspak të papritura sepse në çdo çast do i bëni llogaritë para se të shpenzoni.
Peshorja
Edhe pse nuk do jetë një ditë shumë e thjeshtë, do arrini të bini në kompromis për gjithçka dhe në orët e mbrëmjes do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje shpesh do e vini në dyshim gjithçka dhe do i flisni ashpër partnerin, por menjëherë do e kuptoni se keni gabuar dhe do gjeni mënyrën për të kërkuar falje. Ju beqarët do keni shumë pretendentë, por nuk do preferoni të nxitoheni e të bëni zgjedhje. Në punë asgjë nuk ka për të qenë e lehtë, por me iniciativë, këmbëngulje dhe besim tek vetja do zgjidhni gjithçka. Shpenzimeve do ju vini fre kështu që nuk do ju dalin për asnjë moment probleme.
Akrepi
Sot do filloni të ndërtoni murin rrethues për t’u mbrojtur nga çdo e keqe që ju rrethon prej kohësh. Nëse jeni në një lidhje shumë persona do mundohen t’ua prishin harmoninë me partnerin, por ju nuk do ua lejoni. Do dashuroheni pa dorashka dhe plot pasion. Ju të dashuruarit sot do vini në praktikë disa strategji shumë të mira joshjeje që do sjellin rezultatet e shumëpritura. Në punë, për shkak të disa kolegëve që nuk i duroni sot, do kërkoni të ndryshoni orientim dhe zyrë. Nëse doni që financat të stabilizohen shmangni daljet me miqtë dhe blerjet e gjërave të padobishme për momentin.
Shigjetari
Marsi do ju bëjë shumë kokëfortë dhe të padëgjuar sot. Sjellja juaj do i acarojë të gjithë dhe asgjë nuk do ju ecë mirë. Nëse jeni në një lidhje do veproni sipas mendjes tuaj, nuk do bashkëpunoni me partnerin dhe zënkat do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët mirë është t’i dëgjoni këshillat e miqve pasi në të kundërt do lëndoheni dhe do vuani gjatë. Në punë do jetë ditë e mbushur me të papritura delikate. Në fakt për shkak të gabimeve që do bëni edhe shefat do kenë më pak vlerësim e besim për ju. Në planin financiar po nuk u treguar të arsyeshëm do futeni në një periudhë problemesh serioze.
Bricjapi
Mbështetja e Venusit do iu japë krahë gjatë kësaj dite. Do arrini të flisni hapur me disa persona që ju rrethojnë dhe disa do vendosni t’i mbani larg vetes përgjithmonë. Nëse jeni në një lidhje, sot do fryjë një fllad i freskët që do ua qartësojë mendimet dhe do ju bëjë të dini çfarë hapash të hidhni më pas. Beqarët do dinë si të joshin dhe mund të kenë mundësi për dashuriçka kalimtare. E rëndësishme është që nuk do kenë një ditë rutinë. Në punë të gjitha përpjekjet që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e shumëpritura. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. Paratë nuk do kenë përmirësime të mahnitshme, por do jetë goxha të mira.
Ujori
Do jeni shumë perfeksionistë sot dhe do doni që gjithçka t’iu ecë sipas planeve që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje mos u ankoni për asgjë sepse partneri do dinë si t’iu dashurojë dhe t’iu bëjë të ndiheni sa më të përmbushur. Po u treguat të duruar do jeni edhe më të fituar. Nëse jeni ende beqarë do merrni disa mesazhe të fshehta nga dikush që ka kohë që ju pëlqen. Mos i refuzoni pa u menduar mirë. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do bëni gjithçka me përpikmëri të madhe. Mund të keni disa rivalë të fortë, por do ju bëni ballë. Financiarisht do jeni të bekuar nga yjet.
Peshqit
Sot duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të flisni me të afërmit apo miqtë për kritikat që ju kanë bërë. Mos mbani kokën mënjanë pa kuptuar arsyet e vërteta të fjalëve. Nëse jeni në një lidhje keni pasur edhe ditë më të mira se kjo e sotmja. Në disa momente, mirëkuptimi me partnerin do jetë goxha i vështirë. Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga sytë dhe buzëqeshja e dikujt vetëm se duhet të gjeni mënyrën për t’ia thënë. Në punë më mirë mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime të pafalshme që do sjellin edhe pasoja. Buxheti nuk do jetë i kë, por duhet të mësoni të tregoheni të kursyer me shpenzimet.