Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, angazhimin e tij politik e ka nisur në një OJQ bashkë me serbë, transmeton Gazeta Metro.
Tahiri në T7 tha se fillimisht Kurti ishte pjesë e një OJQ-je bashkë me serbët si organizatë multietnike, e pastaj ndërroi në nje ideologji për vetëvendosje të kombit shqiptar.
“Veç është mirë me tregu që ka filluar një OJQ bashkë me serbët, pasta je ka bërë salto prej një organizate multietnike, e ka bërë një salto për vetëvendosjen e kombit shqiptar”, është shprehur ajo.
Tutje, Tahiri tha se kërcimi i Kurtit nga lëvizja në një parti politike e cila merr pjesë në zgjedhje ka qenë me vend.
“Ky ka qenë kërcimi i tij që e ka bërë, ndërsa kthimi në parti që e ka bërë ka qenë me vend, sepse si lëvizje s’ka mundur të shkojë më tutje. Fitorja me 50%, mendoj se kishte ardhur koha e sprovimeve”, shtoi Tahiri.