As në raundin e dytë të votimit, Kuvendi Komunal i Rahovecit nuk ka arritur që të zgjedh kryesuesin pasi që asnjëri kandidat nuk ka arritur të ketë shumicën e votave të nevojshme. Në në këtë komunë duhet të jenë gjithsej 16 vota pro njërit kandidat, pasi janë 31 asamblistë.
Në garë për kryesues të Kuvendit Komunal të Rahovecit janë Afrim Dina nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosova, ndërsa Dëfrim Kafexhiu është kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në raundin e parë, Afrim Dina nga AAK siguroi 14 vota, ndërsa 15 vota mori Dëfrim Kafexhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.
Edhe në raundin e dytë morën pjesë vetëm 29 asamblistë, pasi dy asamblistë të LDK-së nuk po marrin pjesë në këtë mbledhje për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Kryesuesi i mbledhjes së sotme, Rasim Fazliu tha se meqenëse nuk ka vota të mjaftueshme për të zgjedh kryesuesin procesi vazhdon në raundin e tretë.
“Për shkak se prapë nuk janë arritur votat e mjaftueshme duhet të vazhdojmë me raundin e tretë”, tha ai.