Gërvalla i ka thurur lavde Pecit, duke e quajtur “guximtar mendjemprehtë”.
Sipas Gërvallës, Peci është “i urtë në fjalë, e i vendosur në punë”.
“Guximtar mendjemprehtë. Imun ndaj provokimeve të shëmtuara. I urtë në fjalë, shumë i vendosur në punë. Ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformimi i institucioneve janë bërthama e ndryshimit të premtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në mbledhjen e komisionit parlamentar, Peci hodhi akuza ndaj Musliut, derisa kjo e fundit e gjuajti me ujë.