Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë njëkohësisht dy vaksina.
Ai mori dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal, shkruan IndeksOnline.
Kurti tha se në kohën kur pritet që shumë shpejt të vijë në Kosovë variantin e ri të virusit Corona është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës.
Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit.
Sidomos kur e gjithë bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona, i cili pritet shumë shpejt të vijë edhe në Kosovë, është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë”, shkroi ai.