Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, siç ka thënë për akuzat e pabaza ndaj saj, raporton Ekonomia Online.
Musliu këto komente i bëri pas përplasjes që ka pasur me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Musliu tha se nuk tërhiqet nga veprimet e saj ndaj ministri Peci, pasi gjatë mbledhjes në këtë komision ajo e quajti rrugaç dhe e gjuajti me ujë atë.
“Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga z.Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar 2021 dhe është mbyll në mars të këtij viti, deri më 25 nëntor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ. Në mbledhjen e Kuvendit ministri u deklaruar se thirrja u anuluar, kur e kam pyetur pse nuk janë njoftuar bujqit, ministri e ka anashkaluar pyetjen time dhe nuk është përgjigjur, kam pritur ministrin të ma dërgoj me shkrim dhe nuk e kam marrë, pastaj në Kuvend kam protokolluar pyetjen me shkrim drejtuar ministrit”.