Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë dy ditore për të firmosur marrëveshjet më të rëndësishme të “Open Ballkan” u shpreh në një intervistë për RTS-në se paktet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij.
Ai komentoi edhe djegien e flamurit serb në protestën që u zhvillua pasditen e djeshme në Tiranë nga Sali Berisha.
“E di që shumica e njerëzve janë të interesuar për atë që do të them për djegien e flamujve dhe se kjo mund të jetë e vetmja gjë që do t’i bëjë ata të ndihen emocionalë. Por kur shikohet në mënyrë racionale, duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të kuptojmë se kur zemërohen, kur u djegim flamujt, dhe kjo ishte para ardhjes së Edi Ramës në Serbi.
Kjo ndodhi këtu (Tiranë) mbrëmë dhe nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake. Por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria reagoi me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe vetë kryeministri Rama”, tha Vuçiq.