Sezoni vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës ka përfunduar të dielën e kaluar, derisa skuadrat tanimë janë në pushim dimëror.
Menjëherë në fillim të vitit, të gjitha skuadrat elitare do të rikthehet në aksion për tu përgatitur për stinorin pranveror.
Skuadra e Llapit konfirmuar se fazën përgatitore do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë.
Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit.
Llapi fazën e parë përgatitore do ta fillojë më 5 janar.
Ndërkohë ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina do të marrë rrugë për Turqi më 21 janar ku do të qëndrojnë për disa ditë dhe do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore. /Zeri.info