Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar me flamujt e tre shteteve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të samitit “Open Ballkan”.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe delegacioni që i shoqëron do të vijnë sot në Shqipëri.
Vizita e parë do të jetë ne Elbasan, ku në mbrëmje do u shtrohet një darkë zyrtare.
Më pas nesër në orën 09:00 do të jetë mbërritja e Vuçiq dhe Zaev me delegacionet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Në këtë samit pritet të firmosen 6 marrëveshje bashkëpunimi dhe pas forumit do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkani i Hapur./oranews.al/